Monitorimi i kushteve me lageshtira/thatesira

Indeksi i standartizuar i reshjeve - SPI 

Indeksi i standartizuar i reshjeve (SPI) u ёshtё rekomanduar nga Kongresi i Gjashtёmbёdhjetё Botёror Meteorologjik nё Qershor tё vitit 2011 tё gjithё Shёrbimeve Meteorologjike dhe Hidrologjike kombёtare nё tё gjithё botёn si karakterizues i thatёsirave meteorologjike. Pёrdorimi i SPI-sё synon tё zhvillojё ose pёrmirёsojё mё tej monitorimin e thatёsirave dhe kapaciteteve paralajmёruese tё IHMK-ve.   SPI nga 1 deri nё 2 muaj mund tё pёrdoren pёr analiza tё thatёsirave meteorologjike, SPI nga 1 deri nё 6 muaj pёrdoren pёr thatёsirat bujqёsore, dhe nga 6 deri n SPI nga 1 deri nё 2 muaj mund tё pёrdoren pёr analiza tё thatёsirave meteorologjike, SPI nga 1 deri nё 6 muaj pёrdoren pёr thatёsirat bujqёsore dhe nga 6 deri nё 12 muaj ose mё shumё SPI pёrdoret pёr thatёsirat hirdologjike.

Nё rastin ideal, pёrllogaritja e SPI-sё ka nevojё pёr tё paktёn 20-30 vjet vlera nё bazё mujore, dhe preferohen ose janё optimale me 50-60 vjet. SPI-ja pozitive tregon reshje mё shumё reshje se mesatarja ndёrkohё qё vleat negative tregojnё mё pak reshje se mesatarja. Kur SPI normalizohet, klimat mё tё lagёshta dhe me tё thata mund tё pёrfaqёsohen nё tё njёjtёn mёnyrё; kjo sepse periudhat e lagёshta mund tё monitorohen duke pёrdorur SPI-nё. Dukuria e thatёsirave ndodh pёr vlerat e SPI-sё -1.0 ose mё pak aty ku ndodhin dukuri pёrmbytjesh vlerat e SPI-sё janё +1.0 ose mё tё mёdha.

Kosova ёshtё njё vend i predispozuar pёr thatёsira. Pёr kёtё arsye ne e pёrcaktojmё vazhdimisht SPI-nё pёr njё seri vendndodhjesh nё Kosovё nga tё cilat Dragashi, Ferizaji, Gjakova, Skivjani, Klina, Prishtina, Peja dhe Prizreni varen nga tё dhёnat afatgjata tё reshjeve. SPI pёrcaktohet nё shkallё kohore 1-, 2-, 3-, 4-, 6- dhe 12 mujore. Qёllimi ёshtё ti japё informacion ndёrgjegjёsues politikbёrёsve, kompanive tё ujit dhe publikut mbi thatёsirat ose thatёsirat e ardhshme pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik tё Kosovёs.   

Ne vazhdim eshte dhene paraqitja hartografike e SPI i percaktuar ne shkalle kohore 12 muaj