Dita Botërore e Ujit dhe Meteorologjisë

23 mars

Prishtinë

 22 Mars Dita Botërore e Ujit

23 Mars Dita Botërore e Meteorologjisë 

Sotë në hapësirat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës u mbajtë manifestimi qëndrorë i shënimit të 22 Marsit Ditës Botërore të Ujit me moton: “Ujë Për Paqe” dhe njëkohësisht edhe 23 Marsi DIta Botërore e Meteorologjisë e cila këtë vit pati për moto: “Në vijën e parë të Veprimit Klimatik”. Manifestimin e hapi z. Agron Shala u.d. udhëheqës në IHNK. Me këtë rast fjalë rasti mbajti Ministri në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, po ashtu me fjalë rasti u paraqit edhe u.d. Drejtori i USAID në Kosovë z. Alex Albertine dhe z. Afrim Berisha u.d. drejtor në AMMK. Pjesëmarrës ishin edhe institucione tjera, ARPL, AME si dhe partner, donatorë, organizata dhe shoqata të mdryshme. Me këtë rast pata knaqësinë, që të paraqitem me prezentimin “Roli i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fushën e Shpërndarjës së të dhënave për Motin, Klimën Hidrologjinë etj. Në Hapësirat e IHMK-s ishin të ekspozuara një pjesë e pajisjeve dhe instrumenteve të cilat Instituti i përdorë për monitorim hidrologjik, pastaj u vizituan laboratorët, qendra e kualitetit të Ajërit dhe poligoni i Meteorologjisë. Me këtë rastë u prezantua edhe video me moton për ditën e Meteorologjisë.   

 

       

Prapa