Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës 100 % ME RRJET HIDROMETRIK ONLINE

22 mars

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka realizuar njërin nga projektet më të rëndësishme në fushën e hidrologjisë në Kosovë, që nga pasë lufta. Ky projekt është financuar nga Banka Botrore nga programi FLOWS: “Blerja e Pajisjeve Hidrologjike për Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës” (Procuring Hydrological Equipment for Hydrometeorological Institute of Kosovo).

 

Projekti ka përfshi:

- Blerjen e pajisjeve të teknologjisë së avancuar për monitorim hidrologjik

- Ndrrimin e sistemeve dhe teknologjive të vjetruara me ato të reja.

- Qasja në kohë reale dhe transferimi online (GPRS) i të dhënave

 

Në 7 profilet kyqe hidrometrike:

1. Gjonaj (Drini Bardhë)

2. Grykë e Rugovës (Bistrica e Pejës)

3. Klinë (Lumi Klina)

4. Leposaviç (Ibri)

5. Nedakoc (Sitnica)

6. Hani Elezit (Lepenci)

7. Viti (Morava e Binçës)

 

Janë instaluar sisteme të kamerave (DischargeKeeper) - Matja e rrjedhave lumore me Sistem të bazuar në kamerë-a të cilat përdorën për:

Matjen e profilit të lumit

Shpejtësisë sipërfaqësore të lumit (m/s &cm/s)

Nivelin e ujit (m & Cm)

Llogaritja e drejtpërdrejtë e prurjeve të lumit (Q=m3/s & q=l/s)

Metoda e matjes jo ndërhyrëse duke përdorur vetëm një sensor (kamerë)

Shikimi (fotografim) gjatë natës

Ruajtja e të dhënave dhe transmetimi në distancë i të dhënave dhe imazheve të matjes (çdo 15 dhe 30 min)

Sistem jo ndërhyrës, matës i besueshëm gjatë ngjarjeve të përmbytjeve

Në më pak se një minutë, merren rezultatet e matjes së nivelit të ujit, shpejtësisë mesatare të rrjedhës dhe prurjeve.

Matjet dhe alarmi inteligjent i prurjeve në kohë reale.

 

Matjet e profilet e tërothorëta jan bërë me pajisjen “Leica DISTO™ - matësi inovativ lazerik i dorës për matje të shpejta dhe të lehta në distancë të gjatësisë, katrorëve dhe vëllimeve .

 

15 stacione hidrometrike kan kaluar nga analoge në automatike. Në të gjitha këto janë përcaktuar “Pragjet e përmbytjeve”, dhe një SMS, do të dërgohet gjatë përmbytjeve.

 

DischargeApp - Program i cili përmes telefonit inteligjentë, mudëson që përmes kamerës së tij të përdoret për matjet e rrjedhës së lumit duke llogaritur shpejtësinë në sipërfaqe përmes një imazhi (videoje) për disa sekonda duke e llogaritur niveli e ujit, shpejtësia e sipërfaqes dhe nga njohuritë e mëparshme mbi gjeometrinë e lumit, gjindet prurja e tij.. Të dhënat e matura dhe imazhi mund të transmetohen lehtësisht në cloud përmes GSM, SMS ose WiFi.

E falenderojmë Bankën Botrore për financimin e këtij projekti. Operatorin Ekonomik, për profesionalizëm dhe korrektësi dhe posaqërisht kolegët e sektorit të hidrologjisë për kontributin dhe ekspertizën e ofruar gjatë të gjitha fazave të realizimit të këtij projekti.

 

      

 

 

Prapa