Njoftim 11/06/2023
11 qershor 2023
Duke u bazuar në
situatën e përgjithshme meteorologjike në vend dhe në përgjithësi në rajon e
cila është jo stabile, duke u përcjellë me reshje të shiut, të cilat deri më
tani kanë qenë të karakterit lokal me intensitet prej të ulët deri mesatarë e
në disa zona deri në mesatarisht të lartë, kanë kontribuar që rrjedhat lumore
ti mbajnë të qëndrueshme nivelet dhe prurjet e tyre, ndërsa disa prej tyre aktualisht
ndodhën në kuotat e tyre mesatare deri afër maksimaleve. Këto reshje kanë ndikuar
edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë
rrjedhave lumore. Situatë e tillë me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë
ditëve në vijim, ku duke filluar nga nesër dt: 12/06/2023, pritet që të ketë
reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit,
ndërsa në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë
vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të
rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë
tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive
në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion,
bujqësi etj.
Nga
këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me
mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë
ndikim sidomos në:
- Pjesa veriore: Pellgu
i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti
për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është
20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.
- Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve.
|