Njoftim

15 dhjetor 2022

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme (14/12/2022) dhe gjatë orëve të natës, nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në pjesën veriore, veri ??? perendimore, veri - lindore, lindore etj disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës së rën ditë më parë. Situata e përgjithshme hidrometeorologjike, është në përmisim gradual, prandaj edhe gjendja e lumenjëve, pritet të stabilizohet gradualisht, por reshjet do të ketë gjatë ditëve në vijim, prandaj në disa zona, përsëri mund të paraqiten probleme me vërshime

 

Për më shumë shkarkoni raportin e plotë: Situata_Hido_Meteo

Prapa