Njoftim

17 shtator 2022

Nga pasdita e datës 16/09/2022 e deri gjatë paraditës së sotme, pjesa më e madhe e vendit tonë, (përjashtin veriu dhe jugu), qe përfshi nga reshjet e shiut të cilat në disa pjesë të sajë ishin me intenzitet më të lartë dhe interval më të gjatë kohorë, e të cilat kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Sasia më e lartë e tyre është regjistruar në disa komuna në perendim të vendit (Malishevë, Gjakovë, Rahovec etj). Të cilat kanë shkaktuar disa vërshime të karakterit lokal. 

Ju informojmë se nga rrjeti shtetërorë hidrometrik, nga 35 stacione hidrologjike, ku 16 prej tyre janë online, sitiata nëpër lumenjtë kryesorë të Kosovës është  plotësisht në suaza të niveleve normale. Edhe gjatë orëve në vijim, me stabilizimin gradual të situatës së përgjithshme sinoptike e cila e ka përfshirë pjesën më të madhe të rajonit dhe të Europës në përgjithësi, presim që gradualishit të përmirsohet edhe gjendja me këto vërshime lokale. 

Sasia e reshjeve (mm), në disa vende të Kosovës deri më tani: 

1. Podujeve - 72 - 41.2

2. Ferizaj  - 47.3

3. Dragash - 5.4 

4. Gjakovë - 37.2

5. Istog - 27.8

6. Junik - 42.1 

7. Kamenicë - 32.6

8. Malishevë - 87.5

9. Pejë - 29

10. Prishtinë - 23.3 

11. Prizren - 27.4

12. Lipjan - 42.5 

13. Leposaviq - 2.7

14. Bilinicë (Gjilan) - 27.7

15. Mitrovicë - 18 

 

Linku: Mbrojtja nga permbytjet/vershimet

Prapa