Njoftim

08 korrik 2022

Prishtinë:

08/07/2022 14 UTC

Njoftimi:

Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK-së, (Sektorit të hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 08 deri më 09 korrik 2022, pritet të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe jugore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa intensiteti dhe sasia më e madhe e tyre pritet të jetë në pjesë jugore dhe jugperëndimore të Kosovës.

Si pasojë e këtyre reshjeve nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Pellgun e Lumit Lepenc (Brezovicë, Shtërpcë, Kaçanik, Hani Elezit, Ferizaj), pastaj pjesa jugore e Dukagjinit (rrethi i Prizrenit, Therandës, Dragashit etj.), mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit.

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës. 

Prapa