Njoftim
26 dhjetor 2021
Sipas
llogaritjeve të IHMK, me datë 27 dhjetorë 2021, si rezultat i
reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat
malore të pellgut Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të
temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vërshime të shpejta në disa
zona të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deqanit, sidomos nga lumenjtë dhe
prockat të cilat lëshohen nga zonat malore.
Në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të
stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të
theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do
të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.
Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, rrethanave
dhe llogaritjeve hidrologjike dhe situatës së përgjithshme meteorologjike gjatë
ditëve në vijim.