Njoftim për (mundësi) vërshime të shpejta*

23 qershor 2020

Shteti: Republika e Kosovës
Regjioni:  (Pjesa Veriore, Verilindore)
Pika më e hershme e parashikuar: e martë, 23 Qershor 2020 - 12:00
Përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut: shumë e lartë: 43%, lartë: 34%, moderuar: 12%
Data e parashikimit : 2020-06-23. 08 UTC 
* duke treguar një probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës.

Prapa