Mundësi për vërshime
05 tetor 2020
Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane.
Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit.