Parashikimi ditor

23 Janar 2021

Pjesërisht i vranët dhe me diellE leht deri mesatare , Juglindje (SE)JugMesatare
S[ 5 m/s - 9.9 m/s ]

Mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme. Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.