Detyrat dhe përgjegjësit / Funksionet kryesore të IHMK-së

DETYRAT DHE P??RGJEGJ??SIT?? KRYESORE T?? IHMK-S?? JAN??:
 
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit themelor të stacioneve hidrologjike, meteorologjike dhe cilësisë së ajrit, organizimi i matjeve dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive: hidrologjike, meteorologjike, agrometeorologjike dhe monitorimit të komponentëve mjedisore ,cilësisë së ajrit, ujit dhe dheut.

Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe raportimi i të dhënave hidrometeorologjike dhe të dhënave mjedisore si cilësisë së ajrit, ujit dhe dheut. Organizmi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike.

Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike me radar si dhe kryerja e matjeve dhe vrojtimeve hidrometeorologjike sistematike  në ujërrjedhat e lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve dhe gjendjes së ujërave nëntokësorë.

Përcjellja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave nëntokësorë dhe burimit të parë ujorë. Studimi dhe prognozimi i kushteve hidrometeorologjike, të ndotjes së ajrit si dhe paralajmërimi i paraqitjes së fatkeqësive elementare hidrometeorologjike.

Informimi i institucioneve kompetente qendror dhe lokale mbi parashikimin dhe paralajmërimin e motit dhe dukurive hidrometeorologjike, klimës, ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësorë, si dhe ndikimi i tyre në biosferë.

Hulumtimi i ndryshimeve të gjendjes së motit, klimës dhe ujërave të shkaktuara nga ndikimi artificial, si dhe studimi i metodave të veprimeve artificiale mbi motin, klimën dhe ujërat.