Mirë se vini në webportalin e IHMK-së


Vizitorë të nderuar,

Ju dëshirojmë mirëseardhje në webportalin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Këtu ju mundë të gjeni informacione me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe institucionet relevante, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së njeriut nga ndikimet e fatkeqësive dhe katastrofave natyrore, me origjinë nga dukuritë meteorologjike dhe hidrologjike si dhe nga ndotja e ajrit, ujit dhe dheut. Andaj përdorimi i informacioneve të disponueshme do të ndihmojë në menaxhimin dhe përdorimin racional të resurseve ujore, kushteve të motit dhe klimës me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.