5 day forecast

27.06-01.07.2022

SunnyE leht deri mesatare, Perendim (W)WestE lehtë
W[ 2 m/s - 5 m/s ]

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të nxehtë. Kjo situatë vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit. Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.