Parashikimi 5 ditor

28.11-02.12.2022

I vranët dhe me shiE forte deri mesatare, Veriperendim (NW)VeriperendeimE fortë
NW[ > 9.9 m/s ]

Të hënën. Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Të martën. Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2-0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Të mërkurën. Mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Të enjten. Të enjten parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Të premten. Mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Të kujtojmë se sot, ditë e diele, në shumë pjesë të vendit, në orët e vona parashihet të bie shi i përzier me borë, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.