Daily Forecast

05 December 2022

Pjesërisht i vranët dhe me diellE leht deri mesatare, Perendim (W)WestE fortë
W[ > 9.9 m/s ]

Të hënën. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Të martën. Mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me kushte për riga të intensitetit të dobët. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Të mërkurën. Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Të enjten. Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius. Të premten. Edhe dita e premte do të ketë kushte afërsisht të ngjashme me ditën e enjte, por në fushat termike parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.