Njoftim
12 janar 2021
12/01/2021, 07:00 a.m (CET)
Njoftimi:
Pas reshjeve të shumta të rëna gjatë fillimit të këtij viti (2021) e të cilat kanë përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, kanë shkaktuar vërshime të shumta nëpër disa zona të vendit. Situatës së tillë i ka kontribuar edhe shkrirja e shpejtë e borës nëpër disa pjesë.
Intensiteti i reshjeve në disa vende ka qen shumë i lartë, kështu nga datë 01.01.2021 deri më 12.01.2021 ora 00:00, mesatarisht në Kosovë kanë rënë rreth 117 mm reshje (l/m2). Sasia më e madhe e tyre ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit duke përfshi edhe zonën malore, me mesatare prej 139.8 mm. Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik 196.8 mm dhe Gjakovë 196.1.
Më së shumti reshje janë regjistruar mes 09 – 12.01.2021, kështu më datë 09.01.2021, në Gjakovë janë regjistruar 57.4 mm reshje, Dragash 40.3 mm, pastaj më datë 11.01.2021, në Ferizaj 29.5 mm, Istog 22.1 mm, Junik 34.1 mm, Kamenicë 26.3 mm, Pejë 28.7 mm, Prishtinë 27.2 mm, Prizren 35.9 mm, Tugjec 50,1 mm etj.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pa ndërpre, gjatë këtyre ditëve, e ka përcjellur me vëmendje të shtuar, situatën hidrometeorologjike në Kosovë sidomos me reshjet, nivelet e ujërave nëpër lumenjtë dhe vërshimet dhe ka përgatitur paralajmërime dhe njoftime të cilat i ka publikuar në ueb faqen e sajë: http://ihmk-rks.net si dhe i ka informuar institucionet relevante shtetërore, mediat dhe opinionin e gjerë.
Informacionet janë marrë në kohë reale nga stacionet automatike meteorologjike (10) dhe hidrologjike (10), të cilat kanë një mbulueshmëri të mirë të territorit të vendit. Theksojmë që IHMK, pos këtyre stacioneve automatike/online, i posedon edhe një numër të stacioneve meteorologjike dhe atyre të reshjeve të cilat janë të shpërndara në tërë Kosovën, po ashtu i posedon edhe 20 stacione automatike hidrologjike nëpër lumeje të ndryshëm të vendit.
Gjatë kësaj kohe të vërshimeve, nga ana e sektorit të hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike, janë bërë edhe matje hidrometrike, në lumin Drini i Bardhë, me që rast është caktuar prurja e ujit, e cila njëherë ka shërbyer për shkëmbim ndërkombëtarë të të dhënave e për modelet parashikuese e sidomos për institucionet homologe në rajon e në rastin konkret me Shqipërinë e cila po ashtu është ballafaquar më vërshime, këto të dhëna kanë shërbyer për parashikim dhe paralajmërim më të saktë me modelet e parashikimit dhe kanë kontribuar në menaxhim më të mirë të kësaj situate. Po ashtu informacionet tona, janë shkëmbyer edhe me institucione të ndryshme evropiane, me të cilat IHMK, ka bashkëpunim dhe është anëtare.
IHMK, gjatë kësaj situate, pos njoftimeve të rregullta, situatën e ka përcjell edha nga terreni, duke i mbajtur në funksion sistemet – stacionet e saja me pajisje dhe teknologji, të cilat kanë funksionuar për mrekulli, dhe fatmirësisht me dëme shumë të vogla në disa prej tyre.
Gjendja momentale e niveleve të lumenjve në Kosovë:
Pas ndërprerjes së reshjeve, gjatë orëve të pasdites së djeshme, në të gjithë lumenjtë e vendit, në të cilët kemi matje automatike dhe transferim online të të dhënave në interval kohor çdo 15 dhe 1h, TENDENCAT E NIVELEVE JANË NË RËNIE.
Edhe pse gjatë 24h, (shih tabelën 1), në disa prej lumenjve (profile hidrometrike), vërehet që ka ngritje, sidomos në Lumenjtë: Drini Bardhë në stacionin hidrologjik në Gjonaj, pastaj në lumenjtë Ibri, Sitnica Morava Binçës dhe disa lumenj të vegjël (*), kjo ndodhë shkaku i kullimit që ndodh nga pellgu dhe karakteri i tyre fushorë, por siç u theksua, edhe tek këta lumenj tendencat janë në rënie dhe se piku i niveleve dhe prurjeve të tyre tani ka kaluar.
Tabela 1. Gjendja e niveleve të ujit në disa prej lumenjve të Kosovës (me qasje online) dhe tendencat nga datë: 11.01.2021 08:00 – deri më 12.01.2021 08:00
*Janë stacione hidrologjike të vendosura në vitin 2019, nga studimi i fizibilitetit të projektit të hidrosistemeve Kikë-Kremenatë
Tabela 2. Vlerat karakteristike të niveleve të ujit në metra (m), të marra nga stacionet hidrometrike online nga datë: 01.01.2021 deri 12.01.2021, ora 08:00
Siç shihet nga tabela 2, nivelet më të larta janë regjistruar në Drinin e Bardhë në Gjonaj më datë 11/01/2021 me vlerë maksimale prej 7.9 metra, kjo vlerë e ka tejkaluar edhe atë historike (7.3 m). http://ihmk-rks.net/?page=1,50 .
Parashikimi për ditët në vijim:
Lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve dhe ditëve në vijim, parashikohet të kenë rënie, dhe gradualisht ata do të kthehen nëpër shtretërit e tyre. Kësaj i paraprinë situata e përgjithshme meteorologjike e cila pritet të stabilizohet gradualisht, duke filluar nga dita e sotme, e cila do të vazhdoj deri më datë 13/01/2021, ku përsëri do të kemi reshje të herëpashershme shiu dhe bore të intensitetit më të ulët dhe me karakter lokal. Ecila situat mendojmë që nuk do të ketë më pasoja nga vërshimet.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i falënderon të gjitha mediat të cilat kanë kontribuar me informim të drejtë dhe me kohë të opinionit dhe qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa ne mbetemi të përkushtuar që të ju informojmë drejt, saktë dhe në kohë reale
Përgatitur nga:
Dr. Bashkim KASTRATI
Hidrolog i Lartë në Sektorin e Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike IHMK