Daily Forecast

25 December 2023

Pjesërisht i vranët dhe me diellE leht deri mesatare, Perendim (W)WestE lehtë
W[ 2 m/s - 5 m/s ]

Java e fundit e 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticilkonike ë ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit. Një ???minipranverë??? me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera. Në ndrrimin e motmoteve nuk parashihen reshje të asnjë forme. E hëne - Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull. E marte - Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. E mërkurë - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet - 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. E enjte - Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. E premte - Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s.