Njoftim Informacione mbi situatën meteorologjike dhe hidrologjike
20 nëntor 2022
Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga datë 18/11/2022, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme 20/11/2022, duke përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviç), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë) etj.
Kjo situatë ka shkaktuar vërshime neperë disa zona, të cilat sipas llogaritjeve hidrologjike të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), janë të një periudhe kthyese 5 deri 20 vj.
Situatë e tillë me reshje do të vazhdoj deri gjatë orëve të mesditës së nesërme datë 21/11/2022,
Tabela1 Sasia e reshjeve sipas stacioneve automatike Meteortologjike
Tabela 2 Nivelet e lumenjtë kryesorë të Kosovës, sipas Stacioneve Automatike Hidrologjike
Vërejtje:
Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet
e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të
njerëzve dhe dëmtim të pronës
Sqarim:
Prodhimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik dhe hidrologjik,
bazohet në modele të certifikuara dhe prognoza profesionale zyrtare. Produktet e qendrës
Evropiane të Parashikimit të Motit ECMWF të Sistemit Evropian Copernicus – EFAS dhe
ICON model i krijuar nga shërbimi kombëtar gjerman i motit ( DWD Deutscher Wetterdienst).
Për më tepër përcilleni:
https://ihmk-rks.net/?page=1,4
https://ihmk-rks.net/?page=1,50
Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës.
https://ihmk-rks.net
Shkarko njoftimin e plotë në PDF: Njoftim_IHM_20.11.2022