Njoftim
18 nëntor 2022
Informacione emergjente meteorologjike dhe hidrologjike.
Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga sot datë 18/11/2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale. Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.
Vërejtje:
Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës
Sqarim:
Prodhimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik dhe hidrologjik, bazohet në modele të certifikuara dhe prognoza profesionale zyrtare. Produktet e qendrës Evropiane të Parashikimit të Motit ECMWF të Sistemit Evropian Copernicus – EFAS dhe ICON model i krijuar nga shërbimi kombëtar gjerman i motit (DWD Deutscher Wetterdienst).
Për më tepër përcilleni:
https://ihmk-rks.net/?page=1,4
https://ihmk-rks.net/?page=1,50
Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës. https://ihmk-rks.net
Shkarko Dokumentin: Njoftim_IHMK_18.11.2022