IHMK ngritë nivelin e përformacës për monitorim dhe informim për cilësinë e ajrit

23 shkurt 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ??? IHMK, në kuadër të projektit ???Mbledhja e të Dhënave Mjedisore??? ka marrë mbështetje nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës ??? MFK, financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit - MCC,  për zhvillimin e rrjetit nacional të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe rrjetit të komunikimit që ofron të dhëna në kohë reale për cilësinë e ajrit, përmes portalit shtetërorë të cilësisë së ajrit dhe aplikacionit mobil në Android dhe IOS. 

Që të dy këto aplikacione janë instrumente kyçe për të informuar, qytetarët, institucionet dhe të gjithë të interesuarit tjerë për cilësinë e ajrit si dhe për të kontribuar në ndryshimin e sjelljes së tyre për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vendin ku ata jetojnë. 

Këto aplikacione kanë rëndësinë e tyre edhe në ngritjen e vetëdijesimit dhe përmirësimin e politikëbërjes për reduktimin e emisioneve në ajër, ruajtjes së cilësisë së mirë të ajrit dhe zvogëlimin e ekspozimit ndaj ndotjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ??? IHMK, falënderon Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës ??? MFK për mbështetjën e dhënë në përmirësimin e performancës së IHMK në përmbushjen e obligimit të sajë ligjorë dhe institucionale në monitorimin, informimin dhe paralajmërimin për cilësinë e ajrit në Kosovë.

Informacionet për monitorimin, informimin dhe paralajmërimin/parashikimin e cilësisë së ajrit në Republikën e Kosovës i gjeni në Linkun: http://ihmk-rks.net/ajri dhe https://airqualitykosova.rks-gov.net/ si dhe aplikacionin mobil "air quality in Kosovo" e gjeni në platformat Android dhe iOS.

Prapa