Njoftim

08 janar 2021

Reshjet e shiut, të cilat po vazhdojnë pa ndërpre, më shumë se 48h, duke përfshi tërë territorin e vendit, me intensitet më të shprehur në pjesën perëndimore të sajë, ku gjatë kësaj kohe kanë rënë mesatarisht rreth 75.6 mm (lm2), reshje, duke shkaktuar përmbytje, nëpër disa komuna, si pasojë e ngritjes së niveleve të lumenjve përtej kapaciteteve të tyre bartëse.
Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës nëpër viset më të larta malore.
Gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit si: Gjakovë (95.8 mm), Junik (198.9 mm), Deçan, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Pejë (95 mm), Klinë, dhe në Rrafshin e Kosovës, komunat: Drenas, Skenderaj, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Prishtinë (58 mm), Mitrovicë.

Gjendja e niveleve të ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës nga datë: 07.01.2021 07:00 ??? deri më 08.01.2021 12:00

 

Vërejtje: Në të gjithë lumenjtë tendencat janë në ngritje, kështu që nesër më datë 09/01/2021, pritet që të arrihet maksimumi i niveleve dhe i prurjeve. 

Prapa