Parashikimi tre ditor

27-29.08.2020

Pjesërisht i vranët dhe me diellE leht deri mesatare, Verilindje (NE)VerilindjeMesatare
NE[ 5 m/s - 9.9 m/s ]

Gjatë këtyre tri ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat kryesisht do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës. Nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Dita e diele parashihet të regjistroj maksimumin e temperaturave në pjesën qendrore të Dukagjinit. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj është mirë që në intervalin kohorë 10-17 të kufizohemi mundësisht nga rrezet direkte të diellit, sidomos një shtresë e popullatës që kanë sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sidomos në rrafshin e Kosovës, për shkak të reshjeve të konsiderueshme që ranë gjatë këtij muaji.