5 day forecast

29.11-03.12.2021

Pjesërisht i vranët dhe me diellE forte deri mesatare, Veriperendim (NW)NorthwestE fortë
NW[ > 9.9 m/s ]

Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë. Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.