23 Mars Dita Botërore e Meteorologjisë

23 mars

Sot shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë, duke përkujtuar 23 marsin e vitit 1950 ditën e hyrjes në fuqi të konventës së themelimit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Përmes shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë promovohet kontributi i Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike, ekspertëve  dhe komunitetit shkencor  meteorologjik në sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë, pasurisë dhe jetës së njeriut. 
Temat që i përkushtohen Ditës Botërore të Meteorologjisë zakonisht pasqyrojnë çështjet aktuale të kërkimeve, vrojtimeve, parashikimeve dhe shërbimeve për oqeanin, atmosferën, tokën, kriosferën si dhe mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
 
Këtë vit, Dita Botërore e Meteorologjisë i përkushtohet temës "Oqeani, Klima dhe Moti ynë" në përpjekje për të forcuar shkencën e Sistemit të Tokës dhe të kuptuarit e lidhjes së oqeanit, klimës dhe motit brenda Sistemit të Tokës. 
Për të kuptuar klimën dhe motin tonë, duhet të kuptojmë oqeanin. Mungesa e të dhënave mbi oqeanin pengon aftësinë për parashikime afatgjate dhe sezonale të motit. 
 
Sipas të dhënave të siguruara nga WMO dhe nga institucionet ndërkombëtare që merren me oqeanografin, ndryshimet klimatike po ngrohin oqeanin, duke pasë efekt të thellë në motin tonë. Ngrohja e oqeanit është në nivel rekord, acidifikimi i oqeanit po vazhdon, akulli i detit po shkrihet, shkalla e ngritjes së nivelit të detit është përshpejtuar, të gjitha këto ndihmuan në nxitjen e një sezoni me thatësira të zgjatura, përmbytje anormale, zjarre shkatërruese në shtete të ndryshme numër të madh uraganesh dhe ciklone tropikale të forta, të cilat patën ndikim shkatërrues në zona të ndryshme në gjithë botën. 
Në këtë rastë është mëse e nevojshme që të kontribuohet në qasje të lirë dhe të hapur në të dhënat e sistemit tokësorë, për të maksimizu ndikimin e përgjithshëm ekonomik të këtyre të dhënave.
Instituti Hidrometeorologjik është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve monitoruese dhe qasjes së lirë dhe të hapur në të dhënat e monitorimit të kushteve atmosferike, si pjesë e Sistemit tonë Tokësor. 
 
Në këtë aspekt IHMK kontribuon duke i bërë publike dhe të qasëshme në kohë reale të dhënat nga monitorimi që kryen IHMK, pastaj duke integruar rrjetin shtetërorë meteorologjik dhe hidrologjik të Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të monitorimit të kushteve atmosferike, përmes anëtarësimit dhe partneritetit me organizata ndërkombëtare, si me EFAS, me AEM dhe me institucionet homologe në regjion.
IHMK vazhdon të punojë drejt ngritjes së kapaciteteve të saja në përmirësimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm të kushteve ekstreme hidrologjike dhe meteorologjike që të mbajmë të informuar institucionet relevante dhe qytetarët për kushtet ekstreme të motit, duke kontribuar në zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat natyrore me origjine meteorologjike dhe hidrologjike, sigurinë e pronave dhe jetëve të njerëzve dhe mirëqenien e tyre.

Prapa