Fondacioni Kosovar i Mijëvjeçarit (MFK) vazhdon të mbështes IHMK-në në sektorin për monitorimin e cilësisë së ajrit

19 qershor 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës si institucion menaxhues i rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka marrë mbështetje financiare nga Fondacioni Kosovar i Mijëvjeçarit (MFK). Kjo mbështetje është pjesë e programit të MCC/MFK, konkretisht komponentës për  ???Mbledhjen e të Dhënave Mjedisore???. Në kuadër të kësaj komponente MFK ka ndihmuar IHMK-në me projektin ???Furnizimi me pajisje për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe pajisja me harduer dhe softuer për mbledhjen e të dhënave???, përmes të cilit janë instaluar;

- analizer të rinj për monitorimin e PM10/2.5, SO2, NOx, O3 dhe CO në 7 (shtatë) stacione monitoruese;

- pajisje harduerike dhe softuerike për mbledhjen, përpunimin dhe transmetimin e të dhënave nga stacionet monitoruese (12 stacione fikse dhe 1 mobil) në serverin qendror; 

- senzorët për monitorimin e parametrave meteorologjikë në 12 stacione fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit; dhe

- pajisje për furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike (UPS-a) dhe kamerat e sigurisë në të gjitha stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit; 

Si rezultat i investimeve të lartpërmendura që nga dhjetori 2019 të dhënat nga 13 (trembëdhjetë) stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit transmetohen në serverin qendror të vendosur në dhomën e serverëve të qeverisë së Kosovës, e menaxhuar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), i cili server është i qasshëm për zyrtarët e IHMK. Po ashtu zyrtarët e IHMK-së kanë përfituar trajnime për procedurat standarde operative të analizerëve të instaluara në rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përdorim të pajisjeve tjera harduerike dhe softuerike për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave në serverin qendror. Në këtë rast shprehim falënderim ndaj MCC/MFK për përkrahjen e dhënë IHMK-së në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe humane.

MFK vazhdon të ndihmoj IHMK-në përmes projektit ???Furnizimi i Menaxhimit të Projektit, Menaxhimit të Informacionit për Cilësinë e Ajrit, Ndryshimin e Sjelljes dhe Shërbimet e Komunikimit???, i cili tani është duke u realizuar. Nga ky projekt do të përfitoj jo vetëm IHMK por edhe Drejtoria për Raportim dhe Vlerësim të Gjendjes së Mjedisit (DRVGJ), dy institucione të cilat veprojnë në kuadër të AMMK/MMPH. 

Si rezultat i investimeve nga ky projekt, të dhënat e gjeneruara nga rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit do të bëhen të qasshme për publikun dhe shumë përdorues institucional përmes zhvillimit të platformës ???Open Data??? dhe ???Portalit për Cilësinë e Ajrit ???, në këtë mënyrë do të kontribojmë në ngritjen e vetëdijes së shoqërisë për sjelljen e tyre ndaj cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e ajrit nga ndotja. 

Për më shumë informacione, agjencioni NIRAS implementues i projektit, i kontraktuar nga MFK , ka përgatitur buletinin informativ të projektit, në fokus të të cilit janë dhënë informatat mbi objektivat dhe zhvillimet e aktiviteteve të projektit. Shkarko buletinin 

Prapa