Situata ekstreme meteorologjike që përfshiu vendin të premten (15.05.2020)

17 maj 2020

Gjatë të Premtes me datë 15.05.2020 vala e të nxehtit Afrikan e cila përfshiu një pjesë të Evropës në këtë rast edhe Kosovën bëri që temperaturat të arrijnë vlerën më të lartë të regjistruar në muajin maj e cila arriti në 33 ???. Kjo vale e të nxehtit është përcjellë edhe me një shpejtësi të lartë të erës e cila në viset malore ka arrit vlerën deri në 20 m/s ndërsa në ultësira deri në 9.5-14.5 m/s.

Po ashtu gjatë kësaj kohe vendi është karakterizuar edhe me një lagështi shumë të ulët të ajrit e cila arriti nën vlerat e normales dhe për 12 orë gjatë të premtes (nga ora 10 deri në orën 22) lagështia e ajrit e regjistruar ishte nga 20-22 %, përderisa vlerat normale të lagështisë së ajrit sillen në 50-75­ %. Kjo thatësi e ajrit në ketë interval, gjysmë ditor, përveç që ka ndikuar te një kategori e njerëzve, ndikimi negativ është manifestuar edhe tek bimët, sidomos te gruri por edhe te misri i cili për shkak të mbjellave të vona, është në fazën e mbirjes dhe ky deficit 12 orësh i lagështisë ka ndikuar në humbjen e rezervave të lagështisë që kishin. Avullimi është një proces që ndodh 24 orë, por temperaturat e larta deri në 33 ??? sollën këtë humbje të lagështisë në vlerat minimale.

Sipas monitorimit të elementeve dhe dukurive meteorologjike përmes rrjetit të stacioneve meteorologjike të shpërndara tërë Kosovën, lagështia e ajrit shihet se është rritur dhe ky lajm jep shpresa, që java e ardhshme të sjell një front vranësirash të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njëkohësisht. kjo situatë meteorologjike do të ndikoj edhe në uljen e temperaturave dhe pastrimin e ajrit. Me një fjalë, nga mesi i javës së ardhshme (nga e mërkura) do të kthehen temperaturat të cilat i takojnë mesatareve të muajit maj.

Prapa