22 Mars Dita Botërore e Ujit dhe 23 Mars Dita Botërore e Meteorologjisë

20 mars 2020

Dita Botërore e Meteorologjisë shënohet çdo vit, më 23 Mars, duke përkujtuar datën në 1950 kur hyri në fuqi Konventa për krijimin e Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Ajo tregon kontributin thelbësor të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike në sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë dhe festohet me aktivitete në të gjithë botën. Temat e zgjedhura për Ditën Botërore të Meteorologjisë pasqyrojnë çështje aktuale të ndërlidhura në mes motit, klimës dhe ujit.
 
Këtë vit, Dita Botërore e Meteorologjisë dhe Dita Botërore e Ujit ndajnë temën, Klima dhe Uji. Fokusi është në administrimin e klimës dhe ujit në një mënyrë më të koordinuar dhe të qëndrueshme sepse ato janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Të dy qëndrojnë në fokus të synimeve globale për zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet klimatike dhe uljen e rrezikut nga katastrofat.

Uji është një nga mallrat më të çmuar të shekullit XXI. Shërbimet Kombëtare Hidro-Meteorologjike do të jenë thelbësore për përpjekjet për të "llogaritur çdo pikë uji sepse çdo pikë ka rëndësi???. 

Andaj ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar parashikimin, monitorimin dhe menaxhimin e furnizimeve me ujë dhe për të zgjidhur problemin e deficitit dhe suficitit me ujë dhe ujërat e ndotura.??????

Për shkak të rrethanave të krijuara në vend lidhur me virusin corona dhe bazuar në vendimet e qeverisë për masat e ndërmarra në parandalimin e shpërndarjes së këtijë virusi, aktivitetet për shënimin e 22 marsit "Dita Ndërkombëtare e Ujit" dhe 23 marsit "Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë" nuk do t'i zhvillojmë në terren, ashtu siç ishin planifikuar.


Me respekt!

Prapa