Historiku i shkurtër i IHMK

20 korrik 2017

Veprimtaria Hidrometeorologjike ne Kosovë ka filluar qe nga vitit 1923, nga ajo kohe datojne regjistrimet e para të nivelit të ujit në lumin Drnini i Bardhë në Vërbnicë dhe Radac, Morava e Binçës në Krominjan, Kriva Reka në Domaroc, Sitnica në Mitrovicë dhe Lepenci në Hanë të Elezit. Në vitin 1926 fillonë se funksionuari stacioni meteorologjik në Prizren, me 1928 stacioni meteorologjik ne Pejë dhe me 1933 fillonë matjet meteorologjike stacioni ne Prishtine, ndërsa stacionet ne Brezovice, Gjilan, Ferizaj, Podujeve kane filluar pas luftës së dytë botërore gjegjësishtë 1948-1949.

Matjet e rregullta hidrometeorologjike filluan kryesisht pas luftës së dytë botërore duke filluar nga viti 1948. Pas Luftës së Dytë Botërore, më 1947, u themelua Drejtoria Federale e Shërbimit Hidrometeorologjik të Jugosllavisë, pastaj Enti Federal Hidrometeorologjik dhe Drejtoritë Republikane, ndërsa më vonë Shërbimet Krahinore Hidrometeorologjike.

Prapa